Gjergj Arianiti (1383 -Durrës oseShkodër, 1461[1]-63[2]) ka qenë një fisnikarbër që drejtoi beteja të shumta kundërPerandorisë Osmane. Ishte i ati iDonikës, aleat[3] dhe rival[4] iSkënderbeut si dhe xhaxhai nga iMoisi Golemit. Ishte ndër fisnikët eBesëlidhjes së Lezhës, por e la aleancënpas humbjes në Berat.[3] SipasNolit, Arianiti gëzonte famë ndërkombëtare si mbrojtës iKrishtërimit, edhe pse nuk u konvertua nga ortodoks në katolik.[5]
Emri i tij është më shumë i njohur përmes formës shqiptareGjergj Arianiti, dheAryaniti në anglisht,[6][7] porPipa i referohet edheArianit Komneni,[3] ndërsa studjues të tjerë e referojnëTopia Golemi.[8] Emri i tij i plotë në veprën eNolit ështëGjergj Arianiti Topia Komneni.[7] Ai e thërriste vetenKomninoviç në një letër dërguar mbretit të Napolit.[9] Emri i tij në formën sllavike shfaqet siGolem Arianit Komnenoviç (Golemi Arenit Cominovich),[10] dhe në një dokument të 1452 i drejtohet vetes "Golem Arianit Komnenoviç i Arbërisë".[11] Fjalagolem në gjuhën sllave domethënë "i madh",[12] sipas Vlorës është në kuptimin "më të vjetrit" si dega kryesore e derës fisnike Arianiti-Topia.[13] FormaHaryanites për mbiemrin e tij është përdorur ndër dokumente të periudhës së Karlit VII.[10] Ndërsa nga këngët e folklorit, emri i tij përcilletGjorq Golemi,[14] identifikuar ngaDhimitër Shuteriqi me Gjergj Arianitin.[15]
I ati i tij ishteKomnen Arianiti, zotërimet e të cilit ishin në afërsi të Durrësit (in partibus Durrachii). Gjergji ishte më i madhi ndër tre vëllezërit, dy vëllezërit e tjerë tij ishin Muzaka dhe Vladani.[16] I ati i tre vëllezërve u detyrua të bjerë në ujdi me osmanët dhe dërgoipeng razie Gjergjin nëEdrene, ku jetoi dhe u shkollua me kujdes. Më 1427 u kthye në vendlindje dhe më 1432 përkrahAndre Topisë, ngadhënjeu në betejë me sukses osmanët.[17]
Më 1433 theu ushtrinë osmane në Kurvelesh[2] ose afërsi të Tepelenës duke i shpartalluar me fiset malore të Kurveleshit, Lunxhërisë dhe Skraparit. Fitore pas së cilës Papa Eugjen IV,Alfonsi V iAragonës dhe Perandori Sigizmund i dërguan urime dhe premtuan nën mbrojtjen e tyre.[2][18] Vitin që pasoi, një tjetër ushtri osmane e drejtuar nga Isak beu, vali i Shkupit, u fut në luginën e Shkumbinit ku u dërrmua nga Arianiti dhe aleatët e tij. Në një tjetër rrethanë, gjithnjë në luginën e Shkumbinit, trupat e Arianitit të rrethuar nga osmanët, u mundën. Më 1438 ngriti sërish krye, Turhan beu fillimisht e shoi kryengritjen dhe rrethoiBeratin, por më pas u shpartallua nga Arianiti dhe humbi gjithë ushtrinë.[18] Pas kryengritjeve në një periudhë gjashtëvjeçare, Arianitit iu njoh ngaSulltanMuradi II sundimi i tokave nga Shkumbini në Vjosë[2] dhe nga Adriatiku në liqenin e Ohrit, si dhe shumë njerëz të shpurës së tij u detyrua të jepte të birinpeng razie.[18]
Gushtin e 1443 Arianiti ngriti sërish krye kundër osmanëve, pas gjasash i nxitur prej Papa Eugjenit IV ose i ngacmuar pas disfatës të Shehabedin Pashës,[19] në viset e Elbasanit, Vokopolës dhe Tepelenës.[2] Pas fitoreve që korri iu përtëri fama në vendet e krishtera dhe gëzoi lidhje të mira me Alfonsin, Raguzën dhe Papën.[18] Më 1444, kur predikonte kryqëzatën e princërve të krishterë kundër osmanëve,Papa Eugjeni IV e quante sundimtarin arbër më të rëndësishëm dhe më të besueshëm - ndonëse ishte ortodoks.[18]
Më 1451 u shtrëngua të lidhte aleancë meAlfonsin V të Aragonës, pasi nuk mori asnjë ndihmë u kthye kapiten venedikas[2] më 1456.[4] Sipas Bartlit ndërroi jetë nëterritor venedikas, Durrës ose në Shkodër,[2] dhe pas vdekjes së tij më 1461, sipas Nolit, Skënderbeu ia aneksoi zotërimet - por pa cituar ndonjë dokument sipasSirdanit.[1]
Arianiti u martua të parën herë me Marie Muzakën, me të cilën u trashëgua me tetë vajza:[20]
Më pas u martua për së dyti me Pietrinen, të bijën e Oliviero Frankones, baronit të Taurizanos.[2] SipasMuzakës nga të dyja martesat pati dhjetë fëmijë, prej të cilëve tre djem.[21] Burime tjera e nxjerrin sikur kishte tre bija dhe së paku një djalë.[8]
Arianiti kishte nën zotërim Kaninën, të cilën pasi martoi të bijën me Skënderbeun më 1451, e dha për pajë.[1] që do ta quajmë Gjergj Araniti, ishte vëllai më i madh mes tre vëllezërve. Ai u martua me Maria Muzakën, nga e cila mori në pajë një territor të gjerë që shkonte nga Mallakastra - edhe sot një fshat i madh atje quhet Aranitas - deri në det në afërsi të Vlorës e Kaninës.
Kështu zotërimet u shtrinë që nga Adriatiku e deri në afërsi të Dibrës së sotme. Qendra e zotërimeve duket se ka qenë malësia mes Librazhdit dhe Elbasanit, Shpati, Çermenika, Sopoti dhe një pjesë e Mokrës.
[...] Arianit Komneni, vjehrri i Skënderbeut, ishte aleati dhe miku i tij i vetëm për një kohë të shkurtër. Pas betejës së Beratit, Arianiti e braktisi Lidhjen arbërore, duke u lidhur me Napolin dhe Venedikun mëvetësisht deri kur vdiq më 1461.
In 1432 Andrew Thopia revolted against his Ottoman overlords ... inspired other Albanian chiefs, in particular George Aryaniti ... The revolt spread ... from region of Valona up to Skadar... At this time, though summoned home by his relatives ... Skanderbeg did nothing, he remained ... loyal to sultan
April 1452 aus Neapel an Skanderbeg gerichtetes Schreiben, das abschriftMch fùnf weiteren Adligen Albaniens, darunter 'Magnifico viro Golemi Arenit Cominovich [...] Auffallend ist hier die slavische Namensform Golem Arianit Komnenovic
In August of 1443, perhaps at the instigation of Eugene IV, or Sehabeddin's defeat, Arianiti took up arms again.
Био је ожењен Маријом из моћне ал- банске породице Мусаки. Са њом је имао осам кћери.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)