Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Andrea Belotti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Andrea Belotti
Personal information
Emri i plotëAndrea Belotti
Data e lindjes20 dhjetor 1993 (31 vjeç)
Vëndi i lindjesCalcinate, Itali
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)[1]
Pozicioni(et)Sulmues
Informacioni i skuadrës
Skuadra aktuale
Como
Number11
Karriera rinore
2003–2006Grumellese
2006–2012AlbinoLeffe
Karriera e lartë*
VitetTeamApps(Gls)
2012–2013AlbinoLeffe39(14)
2013–2015Palermo62(16)
2015–2022Torino232(100)
2022–2024Roma45(3)
2024Fiorentina (huazim)15(3)
2024–Como16(2)
Karriera ndërkombëtare
2011–2012Italia U196(2)
2012–2013Italia U209(4)
2013–2015Italia U2118(9)
2016–2022Italia44(12)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 10 janar 2025

Andrea Belotti (lindur më 20 dhjetor 1993) është njëfutbollist profesionist italian i cili luan sisulmues për klubin italianComo.

Belotti e nisi karrierën e tij meAlbinoLeffen. Ai më pas u ble ngaPalermo, me të cilën fitoi titullin eSerie B në sezonin 2013–14. Në vitin 2015, Belotti u transferua teTorino, duke shpenzuar shtatë vite para se të largohej teRoma në vitin 2022 si golashënuesi i tetë më i mirë në historinë e klubit.

Belotti luajti mbi 30 ndeshje me ekipet e moshave të Italisë si dhe mori pjesë në Kampionatin Evropian nën-21 në vitin 2015. Debutimi i tij mekombëtaren e parë erdhi në vitin 2016 kurse pesë vite më vonë ishte pjesë e ekipit që fitoiUEFA Euro 2020.

Jeta e hershme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Pseudonimi i Belottit ështëIl Gallo (Gjeli).[2][3] Ky pseudonim erdhi nga mbiemri i shokut të tij të ngushtë të fëmijërisë, i cili me shaka i sygjeroi Belottit të festonte golat e tij duke imituar lafshën e gjelit me dorën e ngritur lart në ball.[4]

Karriera me klube

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Palermo

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Më 2 shtator 2013, Belotti u huazua tePalermoSerie B për 500,000 € me të blerje për 2.5 milion €.[5][6] Ai debutoi me klubin siçilian më 24 shtator në humbjen 2–1 kundërBarit, duke asistuar golin e vetëm të shënuar ngaKyle Lafferty.[7] Goli i tij i parë me ekkpin erdhi më 5 tetor në ndeshjen kundërBrescias. Më 3 maj 2014, Palermo siguroi ngjitjen në Serie A pas një fitoreje minimale 1–0 kundërNovarës. Belotti shënoi 10 gola në 24 ndeshje gjatë këtij sezoni. Më 18 qershor, Palermo bleu gjysmën e kartonit të Belottit në formë bashkëpronësie; klubi kishte të drejtën e blerjes së gjysmës tjetër për 3.5 milion €.[8][9]

Belotti bëri debutimin e tij nëSerie A në moshën 20 vjeç më 31 gusht 2014 në barazimin 1–1 kundërSampdorias; ai hyri si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të argjentinasitPaulo Dybala.[10] Më 12 shtator, Palermo njoftoi se kishte blerë gjysmën e dytë të kartonit të Belottit, duke u bërë pronari i vetëm i lojtarit.[11] Ai shënoi dy golat e parë në elitë në barazimin 3–3 kundërNapolit më 24 shtator. Më 13 dhjetor, Belotti shënoi golin e fitores në minutat shtesë kundërSassuolos, duke i dhënë Palermos rezultatin e shtatë rresht pa humbje. Ai luajti 38 ndeshje gjatë këtij sezoni, më së shumti si zëvëndësues, si dhe shënoi gjashtë gola.

Torino

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 gusht 2015, Belotti u ble ngaTorino për një shifër 7.5 milion € sipas medias italiane.[12][13] Ai shënoi në debutimin e tij për klubin kundërBolonjës, duke kontribuar në një fitoren 2–0 në shtëpi.[14] Më 16 janar 2016, Belotti shënoi një dygolësh në fitoren 4–2 kundërFrosinones.[15] Në humbjen 4–1 në derbin kundërJuventusit, Belotti shënoi golin e vetëm të ekipit të tij, duke thyer rekordin e minutave pa pësuar gol tëGianluigi Buffon, i cili deri në atë moment e kishte mbajtur portën e paprekur për 974 minuta.[16] Ai shënoi rregullisht në sezonin e tij të parë me klubin granata, duke regjistruar 12 gola në 35 ndeshje.[17][18]

Belotti e nisi sezonin e ri duke shënuar në humbjen 3–2 kundërMilanitSan Siro; ai gjithashtu humbi një penallti. Në ndeshjen e javës së dytë, ai shënoi tregolëshin e parë në karrierë në fitoren 5–1 kundër Bolonjës.[19] Më 4 dhjetor, Belotti e rinovoi kontratën me klubin deri në vitin 2021,[20] pjesë e të cilës ishte një klauzolë lirimi prej 100 milion € e vlefshme vetëm për klubet jo-italiane.[21] Më 5 mars 2017, Belotti luajti ndeshjen e parë si kapiten për Torinon kundër Palermos;[22] në këtë takim, ai shënoi tregolëshin në të shpejtë në Serie A në 17 vitet e fundit (shtatë minuta dhe pesëmbëdhjetë sekonda), duke thyer rekordin e ukrainasitAndriy Shevchenko.[23][24][25] Një muaj më pas, ai u bë lojtari i parë nën-24 vjeç që nga Shevchenko në sezonin 1999–2000 që shënon 24 gola në një sezon të Serie A.[26] Belotti e mbylli sezonin me 26 gola në kampionat, duke u renditur i treti në renditjen e golashënuesve mbrapaEdin Džekos (29) dheDries Mertens (28).

Belotti u emërua kapiteni i përherëshëm i ekipit para nisjes së sezonit 2017–18.[27] Ai e nisi sezonin duke shënuar një gol me rrofeshatë në ndeshjen e javës së dytë kundërSassuolos, e mbyllur me një fitore 3–0 në shtëpi.[28] Belotti u kushtëzua nga dëmtimet e shpeshta gjatë këtij sezoni,[29] duke mos arritur të shfaqte formën e sezonit të kaluar; ai shënoi vetëm 10 gola në Serie A.[30]

Belotti e nisi sezonin 2018–19 duke shënuar në barazimin 2–2 kundërInterit në transfertë në ndeshjen e parë të kampionatit.[31] Dopieta e tij e parë erdhi në fitoren 4–1 kundërSampdorias.[32] Më 25 maj 2019, Belotti shënoi një tjetër gol me rrofeshatë, sërisht kundër Sassuolos.[28] Në përfundim të sezonit, Belotti u emërua lojtari i sezonit i Torinos;[33] ai shënoi 15 gola në kampionat, duke kontribuar në kualifikimin e ekipit në Ligën e Evropës pas përjashtimit të Milanit.

Më 25 korrik 2019, Belotti bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane duke shënuar një nga tre golat e fitores kundërDebrecenit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.[34] Ai shënoi edhe në ndeshjen e kthimit në shtëpi, me Torinon që u kualifikua në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 7–1. Në ndeshjen e kthimit të raundit play-off kundërWolverhampton, Belotti shënoi golin e 77të me klubin duke hyrë në listën e 10 golashënuesve më të mirë të historisë;[35] ekipi u mposht 2–1 dhe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 5–3. Ai shënoi rregullisht në Serie A, duke arritur kuotën dyshifrore për sezonin e pestë rresht.[36] Mê 13 korrik, Belotti shënoi në humbjen 3–1 kundër Interit në transfertë për t'u bërë lojtari i tretë në historinë e klubit pasPaolo Pulicit dheFrancesco Grazianit që shënon 15 gola në elitë në dy sezone rresht.[37] Tre ditë më pas, ai shënoi në fitoren 3–0 kundërGenoas, duke shënuar në ndeshjen e shtatë rresht në Serie A.[38]

Më 12 dhjetor 2020, Belotti shënoi golin e 100të me Torinon në humbjen 3–2 në shtëpi kundërUdineses, duke barazuarAdolfo Baloncierin si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.[39][40] Ai e kaloi Balconcierin pesë ditë më pas duke shënuar golin e vetëm të Torinos në humbjen 3–1 kundër Romës.[41] Më 30 janar, ai arriti kuotën dyshifrore në Serie A për sezonin e gjashtë rresht, duke u bërë lojtari i dytë i klubit pas Pulicit, i cili në periudhën 1972–79 arriti kuota dyshifrore në shtetë sezone rresht.[42]

Belotti e nisi sezonin e shtatë me Torinon duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në humbjen 2–1 në shtëpi kundërAtalantës në javën hapëse të kampionatit. Sezoni u tij u karakterizua me probleme të vazhdueshme fizike, duke luajtur vetëm 22 ndeshje në kampionat dhe 1 në kupë. Më 30 tetor, Belotti shënoi golin e 100të në Serie A (6 me Palermon dhe 94 me Torinon), duke u bërë lojtari i tretë më i ri pasAlberto Gilardinos dheRoberto Baggios që e arrin këtë shifër.[43] Më 1 maj 2022, ai shënoi një tregolësh në fitoren në transfertë kundër Empolit, duke arritur në kuotën e 100 golave në Serie A me Torinon.[44][45] Këto ishin golat e tij të fundit me Torinon, që më 1 korrik njoftoi se lojtari nuk do të rinovonte kontratën me klubin dhe do të largohej me parametra zero.[46] Gjatë periudhës së tij te Torino, Belotti shënoi 113 gola në 251 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u larguar si golashënuesi i tetë më i mirë i të gjitha kohërave i klubit.

Roma

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Më 28 gusht 2022, Belotti firmosi një kontratë një-vjeçare meRomën me mundësi rinovimi për dy vite në bazë të plotësimit të disa kritereve në lidhje me performancat e tij.[47] Ai debutoi dy ditë më vonë në suksesin 3–0 kundërMonzës në kampionat, duke zëvëndësuarTammy Abraham në pjesën e dytë.[48] Më 15 shtator, Belotti shënoi golin e parë me klubin kryeqytetas në fitoren 3–0 kundërHJK Helsinkit në fazën e grupeve tëUEFA Ligës së Evropës.[49] Më 1 shkurt 2023, ai shënoi në humbjen 2–1 kundërCremoneses në kupë, e cila solli eliminimin e Romës nga kompeticioni.[50] Në ndeshjen e kthimit të raundit play-off të Ligës së Kampioneve kundërRed Bull Salzburg, Belotti shënoi një nga dy golat e fitores 2–0 nëStadio Olimpico, me Romën që u kualifikua në raundin e 16-tave pasi kishte humbur ndeshjen e parë nëAustri me rezultatin 1–0.[51] Roma arriti deri në finale ku u mposht me penallti ngaSevilja; Belotti u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 74të. Sezoni i parë në Romë ishte negativ për Belottin, i cili nuk shënoi asnjë gol në 31 ndeshje në kampionat.[52][53] Megjithatë, në përfundim të sezonit, ai firmosi një kontratë të re dy-vjeçare.[54][55]

Como

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Më 25 qershor 2024, Belotti firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin e sapongjitur në Serie A,Como.[56] Shuma e transferimit u raportua të ishte 4 milion € plus 1 milion € bonuse.[57]

Trofe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Klub

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Palermo

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^"Andrea Belotti" (në italisht). Torino F.C. Marrë më 13 nëntor 2016.
  2. ^"E il gallo cantò due volte. Palermo-Novara 2-1" [Gjeli këndon dy herë. Palermo-Novara 2-1] (në italisht). Palermocalcio.it. Arkivuar ngaorigjinali më 31 korrik 2017. Marrë më25 shkurt 2019.
  3. ^"Tutti ai piedi del 'Gallo'. Il futuro è già qui" [Të gjithë në këmbën e gjelit. E ardhmja tashmë këtu] (në italisht). Livesicilia.it. Arkivuar ngaorigjinali më 6 shkurt 2014. Marrë më25 shkurt 2019.
  4. ^"Gallo, parla l'ispiratore dell'esultanza di Belotti: "Andrea un vero amico, la sua forza è pazzescamente l'umiltà. Palermo lo incanta, può fare 15 gol"" [Gallo, flet frymëzuesi i festimit të Belottit: Andrea një shok i vertët, forca e tij është përulësi e çmendur. Palermo e gëzuar, mund të bëjë 15 gola"] (në italisht). Palermo24.net. Arkivuar ngaorigjinali më 4 prill 2019. Marrë më25 shkurt 2019.
  5. ^"Presi resi Belotti e verre Viviano in prestito All'Arsenal".Palermocalcio.it (në italisht). Arkivuar ngaorigjinali më 5 shtator 2013. Marrë më25 prill 2017.
  6. ^"Palermo-Belotti: le cifre del riscatto. Tutti i dettagli".Palermo24.net (në italisht). Arkivuar ngaorigjinali më 24 shtator 2015. Marrë më14 shtator 2014.
  7. ^"Kappao al San Nicola. Il Palermo perde 2-1".Palermocalcio.it (në italisht). Arkivuar ngaorigjinali më 26 shtator 2013.
  8. ^"Il Palermo Calcio riscatta la compartecipazione di Andrea Belotti".Albinoleffe.com (në italisht). 18 qershor 2014. Marrë më25 prill 2017.
  9. ^"Acquistata la metà di Belotti".Palermocalcio.it (në italisht). Arkivuar ngaorigjinali më 4 korrik 2014.
  10. ^"U.S. Città di Palermo".Palermocalcio.it (në italisht). Arkivuar ngaorigjinali më 3 shtator 2014. Marrë më25 prill 2017.
  11. ^"Riscattata la seconda meta' di Belotti "Ringrazio la societa' per la fiducia"" (në italisht). U.S. Città di Palermo. 12 shtator 2014. Arkivuar ngaorigjinali më 12 shtator 2014. Marrë më12 shtator 2014.
  12. ^"Torino, preso Belotti dal Palermo: ha firmato, costera 7,5 milioni" (në italisht). La Gazzetta Dello Sport. 17 gusht 2015. Marrë më31 janar 2017.
  13. ^"Belotti al Toro".torinofc.it (në italisht). Torino F.C. Arkivuar ngaorigjinali më 20 gusht 2015. Marrë më18 gusht 2015.
  14. ^"Il primo gol granata di Belotti dà la vittoria al Toro contro il Bologna" (në italisht). La Repubblica. 28 nëntor 2015. Marrë më31 gusht 2022.
  15. ^"A Immobile bastano 9 minuti Il Toro va: che coppia con Belotti".Archiviostorico.gazzetta.it (në italisht). 17 janar 2016. Marrë më25 prill 2017.
  16. ^"Buffon sets new Serie A record" (në anglisht). Football Italia. 20 mars 2016. Marrë më20 mars 2016.
  17. ^Guglielmo Longhi (17 janar 2016)."A Immobile bastano 9 minuti. Il Toro va: che coppia con Belotti" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  18. ^Vieri Capretta (20 nëntor 2016)."Torino, canta Belotti: capocannoniere! Mihajlovic: "Ma mi ha fatto arrabbiare"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  19. ^"Torino 5-1 Bologna" (në anglisht). ESPN FC. 28 gusht 2016. Marrë më29 gusht 2016.
  20. ^"Belotti rinnova sino al 2021".Torinofc.it (në italisht). Torino F.C. Marrë më25 prill 2017.
  21. ^"Torino, Belotti rinnova. Cairo: "Fino al 2021, clausola per l'estero da 100 mln"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më25 prill 2017.
  22. ^"Torino, Belotti per la prima volta capitano dal 1° contro il Palermo" (në italisht). la Gazzetta dello Sport. 2 mars 2017.
  23. ^"OptaPaolo" (në anglisht). Opta. 5 mars 2017.
  24. ^"Belotti's star continues to rise with eight-minute hat-trick" (në anglisht). SBS. 5 mars 2017.
  25. ^"Belotti: 'I don't think about €100m'" (në anglisht). Football Italia. 29 prill 2017.
  26. ^Susan Campanale (10 prill 2017)."Serie A Week 31: Did You Know?".Football Italia (në anglisht). Marrë më20 prill 2017.
  27. ^"Calciomercato Torino, Belotti capitano: indizio sul futuro?".Goal.com (në italisht). Marrë më9 shtator 2018.
  28. ^ab"WATCH: In-demand Belotti scores on flying scissor kick" (në anglisht). Sports Illustrated. 28 gusht 2017. Marrë më9 shtator 2018.
  29. ^"Torino, lesione al collaterale per Belotti: un mese di stop" (në italisht). Tuttosport. Marrë më26 shtator 2020.
  30. ^"Cosa dobbiamo pensare della stagione di Belotti?".Ultimouomo.com (në italisht). 27 prill 2018. Marrë më9 shtator 2018.
  31. ^"Inter Milan squander two-goal lead, settle for draw with Torino" (në anglisht). ESPN FC. 26 gusht 2018. Marrë më20 janar 2025.
  32. ^"Sampdoria 1–4 Torino" (në anglisht). ESPN FC. 4 nëntor 2018. Marrë më20 janar 2025.
  33. ^"Toro News Award: trionfa Belotti! La premiazione al Filadelfia".toronews.net (në italisht). RCS Media Group. 24 maj 2019. Marrë më2 prill 2020.
  34. ^"L'Europa del Toro ricomincia da tre: Belotti, Ansaldi e Zaza stendono il Debrecen" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 25 korrik 2019. Marrë më2 prill 2020.
  35. ^"Belotti nella top ten dei marcatori di sempre!".torinofc.it (në italisht). Torino F.C. 1906 Sito Ufficiale. Arkivuar ngaorigjinali më 1 shtator 2019.
  36. ^"Belotti come Baloncieri: 5ª stagione consecutiva in doppia cifra con il Toro".toronews.net (në italisht). Marrë më21 janar 2025.
  37. ^"Belotti eguaglia un doppio record in maglia granata".sport.sky.it (në italisht). Sky Sport. Marrë më31 gusht 2022.
  38. ^"Belotti continues scoring run to complete Torino win".Reuters (në anglisht). 16 korrik 2020. Marrë më31 korrik 2020.
  39. ^"Belotti, 100 gol con il Torino. La classifica all time dei bomber granata".sport.sky.it (në italisht). Sky Sport. Marrë më13 dhjetor 2020.
  40. ^"Belotti sfanda quota 100 gol in granata" (në italisht). La Stampa. 12 dhjetor 2020.
  41. ^"Roma-Torino 3-1: gol e highlights. I giallorossi agganciano il 3º posto".sport.sky.it (në italisht). Sky Sport. Marrë më8 shkurt 2021.
  42. ^"Belotti, 6ª stagione in A con almeno 10 gol segnati: è record".toronews.net (në italisht). Marrë më18 maj 2021.
  43. ^"Torino, Belotti: "I 100 gol? L'importante è che valgano punti"" (në italisht). Tuttosport. Marrë më31 gusht 2022.
  44. ^"Toro, Belotti ha nel mirino Graziani e Pulici" (në italisht). Corriere dello Sport. 1 maj 2022.
  45. ^"Segnare una tripletta in Serie A partendo dalla panchina è roba per pochi" (në italisht). Cronache di spogliatoio. 3 maj 2022. Marrë më13 shtator 2022.
  46. ^"Grazie Andrea, buona fortuna".Torino Channel (në italisht). Arkivuar ngaorigjinali më 1 korrik 2022. Marrë më1 korrik 2022.
  47. ^"Andrea Belotti è un nuovo calciatore giallorosso".asroma.com (në italisht). A.S. Roma. Arkivuar ngaorigjinali më 28 gusht 2022. Marrë më28 gusht 2022.
  48. ^Luca Valdiserri (30 gusht 2022)."Roma-Monza 3-0, è la notte di Dybala all'Olimpico" (në italisht). La Corriere della Sera. Marrë më31 gusht 2022.
  49. ^"Roma-HJK Helsinki 3-0, risultato finale: gol di Dybala, Pellegrini e Belotti in Europa League" (në italisht). Sport Fanpage. Marrë më15 shtator 2022.
  50. ^Susy Campanale (1 shkurt 2023)."Coppa Italia - Roma 1-2 Cremonese: Giant-killers reach semi-final" (në anglisht). Football Italia. Marrë më10 shkurt 2023.
  51. ^Gabriele Conflitti (23 shkurt 2023)."Roma-Salisburgo 2-0: Belotti e Dybala portano i giallorossi agli ottavi" (në italisht). Goal.com. Marrë më24 shkurt 2023.
  52. ^"Roma, orgoglio Belotti: "Tifosi e Mourinho speciali, felice di restare"" (në italisht). Corriere dello Sport. 25 qershor 2023. Marrë më25 qershor 2023.
  53. ^"Roma extended the contract of the forward who did not score a goal" (në anglisht). Daily SPORTS. 26 qershor 2023.
  54. ^"Andrea Belotti's Roma contract automatically renewed until 2025" (në anglisht). One Football. 6 qershor 2023.
  55. ^"Belotti prolunga fino al 2025 con la Roma: "Emozione grandissima. Ambientamento facile"" (në italisht). TUTTOmercatoWEB.com. Marrë më25 qershor 2023.
  56. ^"Andrea Belotti ha firmato un accord preliminare con il Como 1907" (në italisht). Como 1907. 25 qershor 2024.
  57. ^Susy Campanale (25 qershor 2024)."Official: Belotti joins Como in transfer from Roma" (në anglisht). Football Italia.
Torino F.C. – skuadra aktuale

1 Ichazo · 5 Izzo · 7 Lukić · 8 Baselli · 9 Belotti (c) · 11 Zaza · 14 Falque · 15 Ansaldi · 19 Damașcan · 21 Berenguer · 23 Meïté · 24 Moretti · 25 Rosati · 27 Parigini · 29 De Silvestri · 30 Djidji · 33 Nkoulou · 34 Aina · 36 Bremer · 39 Sirigu · 72 Millico · 88 Rincón · 99 Ferigra · Trajneri: Mazzarri

Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Andrea_Belotti&oldid=2791184"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp