Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Alpet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamja digjitale e reliefit të Alpeve
Alpet e ndara me kufijt politik të shteteve.
Großglockner në jug tëSalzburgut, Austri

Alpet(gjermanisht Alpen,frëngjisht: Alpes,italisht: Alpi,sllovenisht: Alpe) janëvargmalet më të larta nëEvropën e Mesme. Ato shtrihen prej brigjeve të detit Ligur deri te fushën eVjenësDanub në gjatësi prej 1 200 km, gjersi 150–250 km duke përshkuarAustrinë dheSlloveninë në lindje, përmesItalisë,Zvicrës,Lihtenshtajnit dheGjermanisë e duke arritur gjer nëFrancë në perëndim.

Pamjen e sotshme Alpet e kanë marrë nga glaciacioni pleristocen.Kufiri i borës është 2700–2800 m lartësi mbidetare, ndërsa akullnaja më e gjatë është Aleq ( 21 km).

Në Alpe është edhe pika më e lartë në EvropëMAli i Bardhë 4808 m (në kufi të Italisë dhe Francës). Për të gjitha malet në vargmalet e Alpeve shih artikullin kryesorë:Lista e maleve të Alpeve.Alkid’s Art

Etimologjia e emrit

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala "Alpe" është marrë përmesfrëngjishtes ngalatinishtjaAlpes që do të thotë Alpet, fjalë e cila vlerësohet të ketë rrjedhur nga fjala latinealbus (bardhë) osealtus (lartë).

Gjeografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Artikullikryesor:Gjeografia e Alpeve


Ndarja e vargmaleve

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Alpet përgjithësisht janë të ndara nëAlpet perëndimore dheAlpet lindore. Ndarja shkon përmes liqenitBodensee dhe liqenitKomo, duke përcjell luminRhine. Alpet perëndimore janë më të larta, po vargu qendrorë është më i shkurtër dhe i lakuar dhe janë të shtrira nëItali,Francë dheZvicër. Alpet lindore shtrihen nëAustri,Gjermani,Itali,Lihtenshtajn,Slloveni dheZvicër. Pikat më të larta të Alpeve perëndimore janë majat:Mont Blanc me 4,808 m,Mont Blanc de Courmayeur me 4,748 m ,Dufourspitze me 4,634 m dheDom me 4,545 mlartësi mbidetare. Pika më e lartë e Alpeve lindore është majaPiz Bernina me 4,049 m lartësi mbidetare.

Alpet lindore janë të ndara varësisht sipaslitologjisë (kombinimit të gurëve):

Alpet perëndimore janë të ndara sipas shtrirjes së tyre gjeografike:

Komunikacioni në Alpe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Alpet janë vargmale të kalueshme dhe të frekuentuara, ato nuk formojnë barrierë të pa kalueshme. Ato janë kaluar për shkaqe luftarake e ekonomike më herët, nga emigrantë më vonë, e tani kalohen nga studentë e turistë.

Me shumë rrugë automobilistike moderne dhe hekurudha nëpër Alpe lidhet Evropa Jugore me Evropën e Mesme. Tunelet më të gjatë janë Simplon (20 km) dhe Sh. Gothhard (15 km).

Klima - Kryesisht klime alpine apo malore .

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Gjeologjia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Pasuritë natyrore

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Pasuri më e madhe në Alpe janë uji, pyjet, blegtoria dhe turizmi, por rëndësi të madhe kanë edhe pasuritë minerale (hekuri, thëngjilli, nikeli, plumbi kripa etj).

Nga bimët specifike që rriten në Alpe janë:

Shih edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons ka media në lidhje meAlpet.

Lidhje të jashtme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Alpet&oldid=2741639"
Kategoritë:
Kategori e fshehur:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp