Adam Smith (5 qershor1723 –17 korrik1790) është njëfilozof dheekonomistskocez iIluminizmit. Ai qëndron në histori si babai i shkencës ekonomike moderne, vepra kryesore e të cilit,Pasuria e kombeve, është një nga tekstet themeltare të liberalizmit ekonomik. Profesor i filozofisë morale në Universitetin e Gllasgout, ai i kushtoi dhjetë vite të jetës së tij këtij teksti që frymëzoi ekonomistët e mëdhenj pasardhës, ata qëKarl Marks do t’i quante « klasikët » dhe që do të hidhnin parimet kryesore të liberalizmit ekonomik.
Shumica e ekonomistëve e konsiderojnë Smithin si «babain e ekonomisë politike» megjithatë, disa, siaustriakuJozef Shumpeter dheamerikaniMurrej Rothbard, e kanë quajtur një autor të vogël, duke konsideruar që vepra e tij përmbante pak ide origjinale dhe që këto të fundit ishin të gabuara.[1][2].