Ruanda ndodhet në pjesën qendrore tëAfrikës dhe është një vend kontinental. Kufirit i Ruandës përshkohet nga kufiri meUgandën në veri, në lindjeTanzaninë, në jug meBurundin dhe në tërë pjesën perëndimore meRD të Kongos
Ruanda ndodhet në kontinentinAfrikanë, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. SipasOKB-së ky vend hynë në rajonin eAfrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin nëAfrikën qendrore.
Sipërfaqja e përgjithshme e Ruandës është 26,338 km2 prej së cilës 1,390 km2 janë ujë. Ruanda shtrihet rreth koordinatave gjeografike 2 00 ‘‘‘J’’’, 30 00 ‘‘‘L’’’.
Klima në Ruandë është e shumëllojshme. Në këtë vend ka dy sezone të reshjeve të shiut nga muaji shkurt deri në prill dhe nga nëntori deri në janar, në pjesët malore është e butë dhe me gjasa reshje dëbore.
Relievi i Ruandës përgjithësishtë është moçalorë, me rrafshnalta dhe male. Relievi anonë me malet nga perëndimi në lindje. Pika më e ultë e relievit 950 m është përgjatë lumit Rusizi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,519 metrave tek gryka e vullkanin Karisimb (ang.: Volcan Karisimbi ), në kufi me RD të Kongos.