Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Menu

Fakulteti Ekonomik

Prof. Assoc. Dr. Leontiev Cuci, Dekan

Email: leontiev.cuci@luarasi-univ.edu.al

Fakulteti Ekonomik ka hapur dyert në vitin 2013. Qysh atëherë ai është rritur dhe ka diplomuar me sukses breza të tërë studentësh, të cilët sot punojnë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.  Diplomat e lëshuara nga ky fakultet  gëzojnë besueshmëri të lartë në tregun e   punës si brenda  ashtu edhe jashtë vendit.  Një pjesë e të diplomuarve tanë kanë patur fatin të vazhdojnë studime pasuniversitare  në shumë universitete prestigjioze të botës.

Pranë këtij fakulteti punon një trupë akademike që dallohet për profesionalizëm të lartë dhe  përvojë të spikatur akademike. Fakulteti Ekonomik ofron mundësi studimi në programet Bachelor ne fushën e Administrimit dhe Financës. Po  ashtu ai ofron programe studimi edhe në  gjashtë Mastera Profesionalë e të Shkencave.

Së shpejti pranë Luarasit do të hapet edhe cikli  i tretë i studimeve, i cili do të ofrojë mundësi për njohuri  edhe më  të thelluara në fushën e ekonomisë.  Fakulteti i Ekonomisë është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të diplomohen në sektorët e finacës dhe administrimit të biznesit.  Prurjet e viteve të fundit pranë këtij fakulteti tregojnë interesin  e lartë që  kanë shpalosur maturantët shqiptarë për të  ndjekur studimet në këto fusha.

Kujt i drejtohet ky program studimi?

Tregu i punës për specialist të profilit administrim biznesi vjen në rritje dhe statistikat flasin për kërkesa të qëndrueshme që i përgjigjen dinamikës së dukshme të rritjes së ekonomisë shqiptare.

Ky program studimi i aftëson studentët për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike, sektorët që lidhen me funksionet bazë të administrimit të biznesit si  marketing, manaxhim prodhimi, manaxhim burimesh njerezore, në sektorin privat dhe administratën publike.

Njohuritë e ofruara dhe kompetencat e marra nga ky program studimi krijojnë bazën për një karrierë kërkimore dhe akademike.

Përse duhet të regjistroheni tek ky program studimi?

Ky program studimi u drejtohet:

  • studentëve që dëshirojnë të përgatiten si administratorë biznesi të njësive ekonomike të vogla e të mesme dhe të sektorit shtetëror;
  •  studentëve që dëshirojnë të përgatiten si specialistë të aftë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushat e administrimit të biznesit;
  • personave që kanë mbaruar një program studimi dhe që dëshirojnë të përfitojnë njohuri në fushat e administrimit të biznesit.

Çfarë përmban ky program studimi?

Programi Bachelor në ”Administrim biznesi” synon dhënien e një tërësie njohurish në formimin e përgjithshëm teorik në fushën e shkencave të ekonomisë, manaxhimit, marketingut, financës dhe kontabilitetit me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për të punuar në fushën e administrimit të biznesit dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë.

Në përfundim të programit, studenti aftësohet për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike, sektorët që lidhen me funksionet bazë të administrimit të biznesit si marketing, manaxhim prodhimi, manaxhim burimesh njerezore, në sektorin privat dhe administratën publike.

Bachelor BA/ Administrim Biznes

Ky program studimi përgatit specialistë të mirëfilltë për administrimin e bizneseve të fushave të ndryshme të ekonomisë. Të diplomuarit e këtij profili zotërojnë një gamë të gjerë njohurish   për gjithë problematikat e menaxhimit të bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha si dhe për drejtimin e sukseshëm të tyre. Ky program studimi përfshin:

Nr.Viti i pare60 ECTS
1Mikroekonomi6
2Matematike I6
3Shkrim akademik dhe metoda kerkimi6
4Bazat e Kontabilitetit6
5Anglisht6
6Sociologji6
7Makroekonomi6
8Histori e Mendimit Ekonomik6
9Hyrje ne administrim Biznesi6
10Matematike II6
Nr.Viti i dytë60 ECTS
1Bazat e Marketingut6
2Financat Publike6
3Menaxhimi i Burimeve Njerezore6
4Politikat Ekonomike6
5Menaxhimi i Marketingut6
6Statistike e Biznesit4
7Informatike6
8Paraja dhe Bankat6
9Menaxhimi I SME6
10Investime4
11Kontabilitet Drejtimi4
Nr.Viti i tretë60 ECTS
1Strategji Biznesi6
2Tregje Financiare6
3Menaxhimi I Inovacioneve6
4Sjellje Organizative6
5Politika Financiare dhe Monetare6
6Menaxhimi i Operacioneve6
7Biznes Nderkombetar6
8Psikologji Marketingu/E Drejta Administrative6
9Praktike Profesionale6
10Punim Diplome6

Përse duhet të regjistroheni tek ky program studimi?

Programi është i ndërtuar mbi nevojat e përditshme të pozicioneve konkrete të punës në lidhje me financat dhe bankat, I cili ofron praktika në sistemin bankar, të sigurimeve dhe institucioneve financiare më në zë në Shqipëri.

Ky program studimi i aftëson studentët për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike kryesisht në sektorin e financës, bankës, si ne sektorin privat ashtu edhe administratën publike.

Njohuritë e ofruara dhe kompetencat e marra nga ky program studimi krijojnë bazën për një karrierë kërkimore dhe akademike.

Kujt i drejtohet ky program studimi?

Ky program studimi u drejtohet:

  • studentëve që dëshirojnë të përgatiten si specialistë të sektorit të financë-bankës të njësive ekonomike të vogla e të mesme, bankave dhe të sektorit shtetëror.
  • studentëve që dëshirojnë të përgatiten si specialistë të aftë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushat e administrimit të biznesit;
  • personave që kanë mbaruar një program studimi dhe që dëshirojnë të përfitojnë njohuri në fushat e financave dhe bankave

Çfarë përmban ky program studimi?

Programi Bachelor në ”Financë – Bankë” synon dhënien e një tërësie njohurish në formimin e përgjithshëm teorik në fushën e ekonomisë, manaxhimit, financës dhe bankës me objektiv kryesor formimin e specialistëve bazë të aftë për të punuar si specialistë bazë finance dhe banke dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë.

E vecanta e këtij programi lidhet me gërshetimin konkret të njohurive të fituara në fushën akademike me aspektin praktik të profilit të punës në sektorin e financës dhe atë të bankës.

Në përfundim të programit, studenti aftësohet për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike si ne sektorin privat kryesisht në sektorin e financës, bankës, ashtu edhe në administratën publike.

Programi i Studimit ``Bachelor në Financë Bankë``

Bachelor BA/ Financë – Bankë

Ky program synon të përgatisë ekonomistë të specializuar në fushat e financës dhe kontabilitetit. Ai   ka për qëllim të  përgatisë studentët me nocionet bazë te auditimit,  si dhe te fuksionimit te kompanive te Sigurimeve. Bota e financës, sidomos në vendin tonë pritet të ketë një zhvillim të vrullshëm në vitet e ardhshme. Ky program studimi përfshin:

Nr.Viti i pare60 ECTS
1Mikroekonomi6
2Matematike I6
3Shkrim akademik dhe metoda kerkimi6
4Bazat e Kontabilitetit6
5Anglisht6
6Sociologji6
7Makroekonomi6
8Histori e Mendimit Ekonomik6
9Hyrje ne administrim Biznesi6
10Matematike II6
Nr.Viti i dytë60 ECTS
1Kontabilitet Financiar6
2Financat Publike6
3Bazat e se Drejtes6
4Menaxhim Strategjik6
5Drejtim Marketingut6
6Statistike e Biznesit4
7Informatike6
8Paraja dhe Bankat6
9Menaxhimi i Operacioneve6
10Investime4
11Kontabilitet Kosto4
Nr.Viti i tretë60 ECTS
1Drejtim Portofoli6
2Tregje dhe Institucionet Financiare6
3Menaxhim Risku6
4E drejta Financiare dhe Bankare6
5Drejtim Bankar6
6Kontabilitet Drejtimi6
 7Standardet Nderkombetar Bankare dhe Financiare6
8Analize Raportesh Financiare/Mbikqyrje Bankare6
9Praktike Profesionale6
10Punim Diplome6

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp