
Të folurit te fëmija juaj, çfarë duhet të dini?
Procesi i komunikimit është një nga zhvillimet më të rëndësishme te fëmija juaj. E si i tillë, ai është prezent te fëmija juaj që nga lindja.
Edhe pse mund të mos ju duket e vërtetë, por foshnja juaj komunikon me ju sapo të lindë, shkruan Verywell Family.
Të qarat janë një nga mënyrat e vetme e foshnjës për të filluar komunikimin. E me kalimin e kohës, shumë prindër janë në gjendje të kuptojnë se çfarë tregon e qara e foshnjës së tyre.
Përveç kësaj ka është mënyra tjera që fëmija juaj komunikon me ju në muajt e parë dhe të gjitha këto janë shenja se zhvillimi i gjuhës është në proces e sipër.
Sipas udhëzimeve të CDC-së:
-Në dy muajt e parë, bebi juaj fillon të kthejë kokën nga ju kur ju flisni, në këtë mënyrë ata fillojnë të bëjnë tinguj;
-Në katër muajt e parë, fëmija juaj fillon të bëjë dy tinguj bashkë, madje mund t’ju imitojë juve gjersa e ngritni apo e zvogëloni intonacionin.
-Deri në muajin e gjashtë, bebi juaj mund t’ju përgjigjet kërkesave tua me tinguj të veçantë dhe në këtë moshë përsoset tingulli “m” dhe “b”. /gazetashneta






