- Scritto daGiusy Di Marco
- Categoria:Aspetti generali
E ardhmja e natës agimi. Ti e prite.
E ardhmja e agimit dita e plotë. Ti e rrove.
E ardhmja e ditës mbrëmja. Ti u krodhe në të.
E ardhmja e mbrëmjes nata. Ti me të u përziejte.
Në ciklin e vazhdueshëm të ndjenjavet të tua të ndryshme
u ndodh – aty për aty pa i vënë re – mungesa
e njëi agimi e njëi dite e njëi mbrëmjeje e njëi nate:
një zbrazëti e kujteses!
Humbe një nga të tre shpirtrat e tu.
Sot meshon greqisht e dashuron italisht.
Në librat vetëm rri shkruar si ngjarja ndodhi
se ti shpirtra pate tre.
- Visite: 11781