Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Komuna Dibër

KOMUNA DIBËR

LAJME


  • Dibra e Madhe u shndërrua në Kryeqendrën Mbarëkombëtare të Kulturës Shqiptare



    inLajme nga Komuna

    Mbrëmë, Dibra dëshmoi edhe një herë rolin e saj historik dhe kulturor, duke u shndërruar në vatër të krenarisë mbarëkombëtare shqiptare. Në vendlindjen e Kryeheroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u mbajt koncerti solemn “Nga Dibra në Arbëri”, me pjesëmarrjen e artistëve më të shquar nga të gjitha trevat shqiptare, në nderim të 620-vjetorit të lindjes së Skënderbeut.

    Ngjarja, e organizuar nga Komuna e Dibrës, mirëpriti personalitete të shquara politike, akademike e kulturore: deputetë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, rektorin e Universitetit të Tetovës z. Jusuf Zejneli, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Denion Mejdani, dhe shumë mysafirë të tjerë nderi.

    Koncerti u hap nga prof. Besiana Mehmedi me një interpretim të fuqishëm, përfshirë edhe këngën premierë kushtuar Dibrës dhe Skënderbeut. Në skenë u ngjitën edhe emra të njohur si aktori Xhevat Limani, sopranoja Mariana Leka – Mjeshtër i Madh, kori i Universitetit të Tetovës nën drejtimin e prof. Arifikmet Xhemailit, si dhe maestro Zhani Ciko, me interpretimin solemn të himnit të Evropës.

    Me fjalën e tij akademike, prof. Muhamet Mala nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, theksoi mesazhin e përbashkues të figurës së Skënderbeut dhe lidhjen e tij të thellë me Dibrën.

    Komuna e Dibrës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti drejtorin artistik z. Shkodran Tolaj, për vizionin dhe përkushtimin e tij të plotë në realizimin e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme për Dibrën dhe gjithë kombin.



  • Vizitë në terren në kuadër të projektit për menaxhimin e integruar të pyjeve



    inLajme nga Komuna

    Sot realizuam një vizitë në terren në zonën pyjore të Tatar Elevcës, në territorin e Komunës së Dibrës, në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë Pellgut të Lumit Drin”, i cili zbatohet nga CNVP në partneritet me ICEP Austria dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

    Të pranishëm në këtë vizitë ishin:

    • Z. Nehat Ramadani, Drejtor i CNVP në RMV

    • Z. Matthias Humenberger, Zëvendës Ambasador i Ambasadës Austriake

    • Z. David Muckenhuber, Shef i Zyrës së ADA në Shqipëri

    • Znj. Astrid Taus, Menaxhere Projekti nga ICEP Austria

    Ky projekt është në fazën përmbyllëse dhe si rezultat i tij, në territorin e Komunës Dibër janë mbjellë 10.000 drunj dhe është dhënë një subvencion për mbështetjen e një bletarie familjare.

    Pas vizitës, nga ana e Ambasadës Austriake dhe organizatës CNVP u organizua një drekë pune, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht në fushën e ekologjisë dhe turizmit malor.



  • Seanca e pestë e Këshillit Preventiv



    inLajme nga Komuna

    Sot, në ambientet e Komunës së Dibrës, u zhvillua seanca e pestë e Këshillit Preventiv, në të cilën u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë dhe mirëqenien eqytetarëve.

    Në rend dite ishin këto pika kryesore:

    1. Diskutim mbi masat për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e vjedhjeve dhe kërcënimeve të ndryshme;

    2. Menaxhimi i mbeturinave dhe organizimi i pastrimit të qytetit gjatë sezonit veror;

    3. Masa për parandalimin e zjarreve dhe kontrolli i hapësirave të hapura dhe të mbyllura;

    4. Respektimi i kushteve të funksionimit dhe orarit të punës nga subjektet gastronomike;

    5. Rregullimi i qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në zonat urbane;

    6. Çështje të tjera të karakterit parandalues dhe organizativ.

    Gjatë seancës u miratuan disa objektiva konkrete, të cilat do të implementohen në një afat sa më optimal, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe sigurisë në qytetin tonë.

    Komuna e Dibrës falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë dhe fton qytetarët që të jenë të përfshirë dhe bashkëpunues në realizimin e këtyre qëllimeve të përbashkëta, për një Dibër më të pastër, më të sigurt dhe më të organizuar.



  • Thirrje publike për Kuvendin Lokal të të rinjve



    inLajme nga Komuna

    Në bazë të nenit 17 të Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë se Veriut, nr. 10/2020) dhe nenit 56 të Statutit të Komunës së Dibrës (“Gazeta Zyrtare e Komunës së Dibrës”, nr. 27/23,38/24,45/24), Këshilli nismetar shpall :

    Thirrje publike për Kuvendin Lokal të të rinjve

    Këshilli nismetar për Themelimin e Këshillit Rinor Lokal në kuadër të Komunës së Dibrës shpall thirrje publike për anëtarësim në Kuvendin e Rinisë Lokale.

    Thirrja është e hapur për të gjitha organizatat rinore, organizatat rinore, grupet rinore politike, organizatat studentore dhe format e tjera të shoqatave rinore që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

    – Të ketë aktivitete në territorin e Komunës së Dibrës;

    – Të jetë i themeluar dhe aktiv për të paktën një vit para hapjes së kësaj thirrjeje;

    – Delegati dhe zëvendës delegati duhet të jenë banorë të Komunës së Dibrës dhe të jenë nga mosha 15 deri në 29 vjeç.

    Anëtarët e Kuvendit të Rinisë Lokale kanë për detyrë:

    – Të punojë në zbatimin e aktiviteteve të Kuvendit;

    – Të marrë pjesë në përgatitjen e dokumenteve dhe

    – Të zgjedhë anëtarët e Këshillit Rinor Lokal .

    Këshilli nismetar zbaton procedurën për përzgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Lokal të Rinisë të Komunës së Dibrës, ndërsa puna e tij koordinohet dhe ndihmohet nga Zyrtari për Rininë në Komunën e Dibrës.

    Ndërkaq, qëllimet specifike, detyrat dhe metodat e punës së anëtarëve të Kuvendit Rinor Lokale janë përshkruar dhe shpjeguar në Manualin për Këshillat Rinor Lokal, të miratuar nga Agjencia për Rini dhe Sport.

    Dokumentet e nevojshme:

    1. Portofoli i punës së organizatës;

    2. Letër motivuese për pjesëmarrje në Kuvendin Rinor Lokal, por jo më shumë se 1 faqe;

    3. Raport vjetor për punën e vitit paraprak që vërteton se organizata ka qenë aktive në vitin e kaluar me aktivitete të realizuara për ose nga të rinjtë në Komunën e Dibrës;

    4. Emërimi i një delegati dhe zëvendës delegati me të dhënat e kontaktit për përfaqësuesit

    Afati i aplikimit është nga 22.04.2025 deri në 02.05.2025.

    Aplikimi: Të gjitha organizatat e interesuara që i plotësojnë kriteret janë të detyruara të dorëzojnë dokumentet në vijim në emailin: dibra@dibra.gov.mk dhe t’i dorëzojnë në arkivin e Komunës së Dibrës, Rr. “8 Shtatori” Nr. 72, 1250 Dibër, me shënimin e mëposhtëm: Kërkesë për anëtarësim në Kuvendin e Këshillit Rinor.

    Aplikacionet do të shqyrtohen nga Këshilli nismetar për themelimin e Kuvendit Rinor Lokal me qëllim të zgjedhjes së Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Dibrës.


  • Pastrimi i vijave ujore


  • 8 Prilli-Dita Ndërkombëtare e Romëve


  • Këshilli Preventiv i Komunës


  • THIRRJE PUBLIKE Për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat, klubet sportive dhe projekteve nga persona fizik


  • Komuna e Dibrës pati nderin të mirëpriste një grup ambasadorësh të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut


  • Patronati i shkollës “Riste Ristevski”


  • THIRRJE PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT NISMËTAR


  • Mirembajtja e hapesirave publike


  • Projekt kapital të përbashkët ndërkomunal


  • Raport për vitin 2024


  • Atmosferë festive në qendër të qytetit


  • Projekti i cili parashikon pastrimin e kaskadave


  • Në planprogramin për arsim të shkollave nëntëvjeçare


  • Akt-Vendim Per miratimin e Projektit urbanistik per per ndertimin e infrastruktures se linjes: Linjat e transmetimit te energjise elektrike per ndertimin e linjes nentokesore 10/20 Kv nga trafostacioni i planifikuar 10(20}/0.4 Kv deri te shtylla te linjes ekzistuese te transmetimit 10/20 Kv, KKBanisht, Komuna Diber


  • Aksioni për riparimin e ndriçimit publik


  • Komuna Dibër i bashkohet fushatës „ Komuna në pëllëmbë të dorës “.

Dibra e Madhe u shndërrua në Kryeqendrën Mbarëkombëtare të Kulturës Shqiptare

By diberkomuna / May 8, 2025
Mbrëmë, Dibra dëshmoi edhe një herë rolin e saj historik dhe kulturor, duke u shndërruar në vatër të krenarisë mbarëkombëtare...
Read More

Vizitë në terren në kuadër të projektit për menaxhimin e integruar të pyjeve

By diberkomuna / May 8, 2025
Sot realizuam një vizitë në terren në zonën pyjore të Tatar Elevcës, në territorin e Komunës së Dibrës, në kuadër...
Read More

Seanca e pestë e Këshillit Preventiv

By diberkomuna / May 8, 2025
Sot, në ambientet e Komunës së Dibrës, u zhvillua seanca e pestë e Këshillit Preventiv, në të cilën u diskutuan...
Read More

SHPALLJE NUMËR 10-224/1-2025  

By diberkomuna / April 30, 2025
PËR TJETËRSIM TË TOKËS NDËRTIMORE PRONË E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NËPËRMJET ANKANDIT ELEKTRONIK PUBLIK PËR OBJEKTE ME DESTINIM...
Read More

Thirrje publike për Kuvendin Lokal të të rinjve

By diberkomuna / April 22, 2025
Në bazë të nenit 17 të Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë se...
Read More

Pastrimi i vijave ujore

By diberkomuna / April 10, 2025
Komuna e Dibrës, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e fshatrave, angazhohet vazhdimisht për t’u dalë në ndihmë banorëve...
Read More

8 Prilli-Dita Ndërkombëtare e Romëve

By diberkomuna / April 10, 2025
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, 8 Prilli, zhvillova një takim me anëtarë të Shoqatës “Hëna/Mesecina” si dhe me...
Read More

Këshilli Preventiv i Komunës

By diberkomuna / March 28, 2025
Sot u mblodh Këshilli Preventiv i Komunës së Dibrës për të shqyrtuar një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë dhe...
Read More

VENDIM për moszbatim të vlerësimit strategjik për ndikim mbi mjedisin jetësor për “Planin detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër”

By diberkomuna / March 12, 2025
V E N D I Mpër moszbatim të vlerësimit strategjik për ndikim mbi mjedisin jetësor për “Planin detal urbanistik për...
Read More

TRANSPARENCA OBLIGIM NDAJ QYTETARIT

Evente

There are no events

Ku të na gjeni ?

Komuna Dibër

Adresa : 8 Shtatori nr 72

Orari i punës:

e Hënë – e Premte 08:00-16:00

Takime me qytetarët

Kryetari i Komunës së Dibrës, Dr. Hekuran Duka, realizon takime me qytetarë të cilët duan ta takojnë atë individualisht.

Informohen qytetarët e interesuar se takimet mbahen çdo të martë. Caktimi i një termini për takim me kryetarin bëhet permеs paraqitjes personale të qytetarit të interesuar tek sekretarja, gjithashtu edhe nëpermjet numrit të telefonit 046/ 831 196 apo e-mail adresës dibra@dibra.gov.mk.

Archives

Skip to content
[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp